9.1 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Behrami: Krasniqi ka bërë një punë të jashtëzakonshme si kryetar – Dorëheqjen e tij nuk e shoh si dorëheqje nga partia por nga posti i kryetarit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Krasniqi në konferencën e mbajtur për media në selinë e PDK-së.

E deputeti nga kjo parti, Artan Behrami, në një intervsitë për GazetaBlic, thotë se Krasniqi ka bërë një punë të jashtëzakonshme si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Memli Krasniqi ka bërë një punë të jashtëzakonshëm si kryetar i PDK-së, ka ruajtur epersinë e PDK-së në nivel të Kosovës, ka ruajtuar initetin e partisë përbrenda. Ka rritur me ndihmën e tij dhe me vizionin e tij numrin e votuesve në Prishtinë”, tha ai.

Tutje ai thekson se Memli Krasniqi do të vazhdoj të jap kontributin e tij në PDK dhe se do të jetë një aset jashtëzakonisht i fortë për sukseset e radhës të partisë.

“Prandaj Memli është dikush që është rrit me PDK, përsonifikon vlerat e PDK-së dhe dorëheqjen e tij nuk e shoh si dorëheqje nga PDK por është dorëheqje nga kryetari, ai do të vazhdoj të qëndroj në parti, do të vazhdoj të jap kontributin e tij në PDK dhe do të jetë një aset jashtëzakonisht i fortë për sukseset e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic

Të ngjashme

Të fundit