7.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Behrami: Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje nacionale pa një monitorim masiv ndërkombëtar

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje nacionale pa një monitorim masiv ndërkombëtar, të OJQ-ve dhe mediave të Kosovës.

Për nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Behrami ka thënë se nuk mun të kthehet besimi ndaj KQZ-së pa një hetim të plotë, sipas tij të asaj që ka ndodhur në Mitrovicë.

“Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje nacionale pa një monitorim masiv ndërkombëtar, të OJQ-ve dhe mediave të Kosovës. Nuk mund të kthehet besimi në KQZ dhe disa institucione të tjera pa një hetim të plotë të krimit elektoral që ndodhi në Mitrovicë. Nuk mund të ketë zgjedhje të suksesshme me një kompani e cila printon fletëvotimet me sustë që e prekë Martin Berishajn”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme

Të fundit