19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Behrami: Katër ose pesëfish më shumë dosje në Hagë kundër UÇK-së sesa kundër Millosheviqit

- Advertisement -

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte temë e diskutimit sonte në Rubikon të Klan Kosovës, në pesëvjetorin e shkuarjes së tyre Hagë.

Deputeti i PDK-së Artan Behrami, tha në Klan Kosova se ka pasur siç e quajti ai ‘inzhinjering të dëshmive’ kundër katërshës së UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit si dhe Rexhep Selimit.

Ai shtoi se ndaj tyre ka pasur katër ose pesëfish më tepër dosje se ndaj “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Është përcjellë me shkelje aq flagrante dhe aq masive, të cilat e kanë përmbysur edhe besimin e qytetarëve dhe ju e dini që qytetarët kësaj gjykate fatkeqësisht nuk i besojnë, sepse e kanë parë që kjo gjykatë e ka vetëm një uniformë, ku nuk vërehen gjykatësit nga prokurorët”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit