Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se janë të bindur se do të ketë zgjedhje të reja.
Ai u shpreh se qytetarët kanë dilemën se pse po shkohet dhe kush po na dërgon në zgjedhje.
“Ne jemi të bindur që do të ketë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, por edhe më tutje qytetarët e kanë një dilemë, pse po shkojmë në zgjedhje, kush po na dërgon në zgjedhje?”.
“Herën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje u mundua që të gjejë fajtorët te opozita e atëhershme, por tash si mund t’i mbetet faji opozitës, kur kjo parti nuk ka bërë asnjë përpjekje për me gjet një emër të Presidentit”, u shpreh ai në Klan Kosova.






