Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka ngritur disa pyetje drejtuar Qeverisë.
Ai ka pyetur se ku janë njohjet nga Greqia, Sllovakia, Spanja, Rumania dhe Qiproja, për të cilat, sipas tij, ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2023. Sipas Behramit, kjo marrëveshje parashihte autonomi speciale për komunat me shumicë serbe dhe eksterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.
Behrami ka përmendur edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se për këtë çështje ishte marrë vendimi për t’i dhënë tokë Manastirit të Deçanit, duke e lidhur këtë vendim me emrin e ministrit Nenad Rashiq.





