Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami ka thënë se pa një hetim të organeve të drejtësisë për manipulimin e votave në Mitrovicë nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ai ka thënë se këto ditë u pa qysh funksionin “cyberxhemati i Albin Kurti”
“Këto ditë u pa qysh funksionon Cyberxhemati i Albin Kurtit. Për të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova e Re, me drejtoreshë Dejona Mihaili. Pra, këta nuk iu besojnë fakteve të botës sëkëndejme. Këta iu besojnë rrenave të botës paralele të Kurtit. Por, qysh ka thënë babai i tyre ideologjik: rreni sa më shumë derisa ajo të bëhet e vërtetë! Por, kot e keni! Pa hetim të organeve të drejtësisë për manupilimin e votave në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor!”, ka shkruar Behrami.






