Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e sheh “urgjente” themelimin e një Agjencioni për Mbrojtje të Kushtetutës.
Kjo në dritën e mohimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje – për çështjen e ngërçit në Kuvend të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës
Republika e Kosovës, si kurrë më parë, ka nevojë për krijimin e një institucioni që mbron Kushtetutën nga grupe që nuk e pranojnë rendin kushtetues, por edhe nga individë që shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Një zyrë që merret me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokratik, që bashkëpunon me të gjitha strukturat e drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë.
Një zyrë që ka mandat për të monitoruar qoftë parti politike, qoftë individë ose grupe radikale që nuk e njohin ose e sfidojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Një zyrë që ka mandat të monitorojë, analizojë, raportojë të gjithë ata që nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.