Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, ka deklaruar se partia e tij do dalë fituese e zgjedhjeve dhe do të ketë kontroll mbi zgjedhjen e partnerëve të koalicionit.
Ai theksoi se PDK preferon të bëjë koalicione me parti që kontribuojnë në liri dhe zhvillim shtetëror, duke përfshirë LDK-në dhe AAK-në, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Për herë të parë, PDK-ja do të jetë në pozicion që të zgjedhë vet partnerët e koalicionit. Në këtë pozicion, ne preferojmë të bëjmë koalicione me parti që kanë hise në liri dhe në ndërtimin e shtetit. Ne preferojmë më shumë LDK-në, AAK-në dhe partitë e tjera, por jo me VV-në,” tha Behrami në ”Click” të RTV21.





