14.5 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Behrami i PDK-së: Deputeti Kurti po i shantazhon votuesit e vet, si ndëshkim për mosvotimin e 500 mijë zemrave

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili sipas tij po i shantazhon votuesit e vet, pasi ata nuk ia dhanë besimin e kërkuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, respektivisht ‘500 mijë zemra’.

Behrami pas dështimit për të gjashtën herë të Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ka thënë se ky është manifestim i inateve, mllefit e arrogancës.

Postimi i plotë:

Është papërgjegjësi totale nga deputeti Kurti dhe VV me vazhdu bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky është një shantazh që Kurti po ia bën edhe votuesve të vet! Si një ndëshkim për mosvotimin e 500mijë zemrave. Me fjalë tjera ky është një manifestim i inateve, i mllefit, i arrogancës! Përfundimisht qytetarët janë bindur që Kurtit nuk ka asnjë ndjenjr apo empati për problemet që i ka Kosova

Të ngjashme

Të fundit