4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Behrami i dërgon letër kongresmenit amerikan, Keith Self, kërkon hetim kundër Jack Smith

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, i ka shkruar letër kryetarit të Nënkomitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës për Evropë, Keith Self.

Në këtë letër, ai ka kërkuara nga kongresmeni amerikan të hetohen veprimet e ish-Këshilltarit të Posaçëm të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, Jack Smith.

Në letrën e tij, Behrami ka vlerësuar se aktakuza që Smith ka ngritur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi ka qenë politike.

“Quhem Artan Behrami, jam gazetar nga Kosova, aktualisht kandidat në zgjedhjet nacionale për deputet në Parlamentin e Kosovës. Po ju shkruaj për të tërhequr vëmendjen e të Nderuarit Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës për Evropë, mbi veprimet e z. Jack Smith, Ish-Këshilltarit të Posaçëm të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, në shpërbërjen e proceseve të paqes në Ballkanin Perëndimor. Konkretisht, vendimi i z. Smith, në qershor 2020 , për të bërë publike një aktakuzë kundër Presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, duket se ka qenë i qëllimshëm për të penguar samitin e paqes të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili do të zhvillohej më 27 qershor 2020 në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit