10.7 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Behrami: Hill foli nga perspektiva që s’ishte shumë i afërt me UÇK, kjo e bën atë dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes

- Advertisement -

Deputeti PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për dëshminë e ish-ambasadorit Christopher Hill në Dhomat e Specializuara të Hagës, shkruan Express.

Behrami ka thënë se fakti që Hill dëshmon nga një perspektivë e mos të qenit shumë i afërt me UÇK-në por me krahun pacifist, e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij,

Tutje deputeti Behrami thotë se pozita që Hill ka pasur, njerëzit që ka takuar dhe vendet ku ka qëndruar, e bëjnë atë si dëshmitarin më të besueshëm të mbrojtjes.

“Hill flet edhe nga një perspektivë që s’ka qenë shumë i afërt me UÇK-në. Kjo e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij. Posti që ka mbjat, akterët që ka takuar, vendet që ka qëndru, e bëjnë Hillin si dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes”, ka thënë Behrami.

“Kurrë më lehtë një panel gjyqësor s’e ka pasur që të merr verdikt lirues sesa tani”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

Të fundit