29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Behrami: Gjykata Speciale është impiant i fabrikimit të lëndëve gjyqësore

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka kritikuar Gjykatën Speciale për shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe konventave evropiane në rastin e Salih Mustafës.

Ai ka vlerësuar se shkeljet në këtë rast janë brutale dhe të frikshme.

Behrami ka shkruar në “Facebook” se Gjykata Speciale është impiant i fabrikimit të lëndëve gjyqësore.

“Shkeljet e Kushtetutës së Kosovës dhe konventave evropiane në rastin e Salih Mustafës janë brutale, të frikshme, të paprecedentë për hetues, prokurorë dhe gjykatës perëndimorë. Gjykata Speciale me vendimin e Calit po e dëshmon që është vetëm një version i zbehtë i gjyqësisë së EULEX-it, për të cilën këto netë kemi pasur mundësi me përcjellë si ka funksionuar! Por, vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk kanë të bëjnë shumë me Calin”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo gjykatë po i shkel të gjitha parimet.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale është impiant i fabrikimit të lëndëve gjyqësore

Shkeljet e Kushtetutës së Kosovës dhe konventave evropiane në rastin e Salih Mustafës janë brutale, të frikshme, të paprecedentë për hetues, prokurorë dhe gjykatës perëndimorë.

Gjykata Speciale me vendimin e Calit po e dëshmon që është vetëm një version i zbehtë i gjyqësisë së EULEX-it, për të cilën këto netë kemi pasur mundësi me përcjellë si ka funksionuar!

Por, vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk kanë të bëjnë shumë me Calin.

Sipas kësaj gjykate, rregullat speciale të përcaktuara nga Gjykata Speciale zhbëjnë të gjitha parimet mbi të cilat ka funksionuar deri më sot drejtësia ndërkombëtare.

Nuk ka më asnjë vlerë ligji i aplikueshëm në kohën kur pretendohet krimi, nuk vlen asgjë ligji më i favorshëm, nuk vlejnë asgjë konventat evropiane, nuk vlen asgjë Kushtetuta e Kosovës, sidomos në versionin shqip dhe anglisht, derisa i përdorshëm është vetëm versioni serbisht!

Gjykata Speciale dëshiron të krijojë një precedent, ku krerët e UÇK-së, në rast se nuk lirohen, mund të dënohen më shumë sesa që lejon ligji i aplikueshëm, Kushtetuta, konventat evropiane etj.

Me vendimin për Calin, Gjykata Speciale sytë i ka te krerët e UÇK-së. Me këtë precedent, ata mund të dënohen shumëfish më shumë se Cali!

Të ngjashme

Të fundit