Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Rreth kësaj ka bërë një postim në Facebook deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ku ka shkruar ‘‘Protestë kundër drejtësisë së rrëmbyer’’.
‘Gati për protestë me këtë pankartë. Protestë kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith’’, ka shkruar ai.