11.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Behrami fajëson Kurtin për bllokadën në Kuvend: Mund ta thyejë një rekord botëror

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të thyejnë një rekord botëror në afatet e konstituimit të kuvendit.

Behrami ka thënë se Kosova mund ta thyejë rekordin e vonesave më të mëdha të krijuara në emërimin e një kryeparlamentari.

Për këtë, ai e ka fajësuar Kurtin.

“Meqë Kosova nuk i ka siguruar asnjë vend në histori, deputeti i VV-së, Albin Kurti, kësaj radhe e ka një mundësi të artë: Ai mund të hyjë në histori botërore për vonesat më të mëdha të krijuara në emërimin e një kryeparlametari”, tha Behrami në një shkrim në rrjetet sociale të hënën.

Deri tash, rekordin e vonesave më të mëdha të shkaktuara deri në zgjedhjen e një kryeparlamentari e mban ShBA-ja, e cila në vitin 1885-1886, e zgjodhi Nathaniel Banks kryetar të Kongresit pas një procesi që zgjati rreth dy muaj.

“Deri më tani këtë rekord e mban procesi i emërimit të Nathaniel P. Banks si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në 1855-1856, i cili zgjati rreth dy muaj, ku ishin mbajtur mbi 133 seanca”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit