Artan Behrami ka deklaruar se vota e tij kundër Glauk Konjufcës po e cilësohet si “tradhti kombëtare” nga mbështetësit e Albin Kurtit.
Ai thekson se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit në institucione të ndryshme, përfshirë ministret dhe ndërmarrjet publike, duke nënvizuar se dorën kundër Albin Kurtit dhe Listës Serbe do ta mbajë “përjetë”.
Postimi i plotë:
Po e shoh që votën time kundër Glauk Konjufcës këto sheshet e gjyqit publik, të udhëhequra nga Delulu* Mihali, po mundohen me propagandu si tradhti kombëtare!
Veç ta dini ju që jetoni në botën paralele të nacionalizmit artificial të Albin Kurtit:
Dorën kundër hajnive milionëshe të Martin Berishës.
Dorën kundër hajnive milionëshe të Nagip Krasniqit.
Dorën kundër hajnive në rezervat shtetërore të Rozeta Hajdarit.
Dorën kundër qindra kontratave njëburimore.
Dorën kundër hajnive në Ministrinë e Bujqësisë.
Dorën kundër punësimeve të militantëve të VV-së nëpër ndërmarrje publike.
Dorën kundër përjashtimit të diplomatëve nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Prandaj, dorën kundër Albin Kurtit dhe Listës Serbe kam me mbajtë gjithmonë veç PËRPJETË!






