22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Behrami: Do të shfrytëzojmë çdo sekondë për të demaskuar deputetin me prirje autokrate, Albin Kurtin

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke e quajtur Kosovën një “shtet të okupuar” dhe duke akuzuar deputetin Albin Kurti për tendenca autokratike.

Sipas Behrami, mungesa e burrështetasve dhe funksionimi i institucioneve e kanë shndërruar Kosovën në një “shtet U.D.”. Ai ka kritikuar ashpër deputetin e LVV-së, Avni Dehari, për siç tha, 20 vjet shërbim ndaj një mashtruesi.

Postimi i plotë:
Kosova pa burrështetas, pa institucione është shndërruar në një shtet U.D., në një shtet të okupuar.

Avni Dehari, tash e 20 vjet, i shërben vetëm një mashtruesi.

Tani e ka mundësinë që t’i shërbejë Republikës, duke u kthyer në rendin e ditës, duke lejuar votimin e hapur.

Ne do të shfrytëzojmë çdo sekondë për të adresuar shkeljet kushtetuese dhe demaskuar deputetin me prirje autokrate, Albin Kurtin!

Të ngjashme

Të fundit