28.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Behrami: Deklarata e Thaçit për kërcënim në Hagë, gozhda e fundit në arkivolin e Speciales

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është kërcënuar dhe madje cenuar fizikisht nga një prokuror në Hagë, i cili më herët kishte shërbyer si roje.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta. E për këtë në emisioni “Ditari” në Tëvë1 deputeti i PDK-së, Artan Behrami tha se zhvillime të tilla e bëjnë edhe më të rëndë procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Kjo deklaratë është shqetësuese dhe vjen në një periudhë shumë delikate gjatë procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së. Këto padrejtësi që u janë bërë për pesë vite janë të shumta dhe është vështirë të përmblidhen në një intervistë”, u shpreh Behrami.

Ai shtoi se procesi gjyqësor ka qenë politik që nga nisja e tij, pasi sipas tij, në gjykatë janë infiltruar njerëz që kanë vepruar kundër ish-krerëve të UÇK-së në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

“Natyrisht, që gjëra të tilla e kanë humbur edhe kredibilitetin e kësaj Gjykate dhe besimin e saj te qytetarët e Kosovës. Pa dyshim, kjo është gozhda e fundit në arkivolin e edukatës speciale dhe kjo është gozhda e fundit në drejtësinë ndërkombëtare, e cila në këto katër vite e ka dëshmuar që është në anën e kundërt të historisë dhe në anën e kundërt të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

Behrami po ashtu theksoi se ish-krerët e UÇK-së janë përballur me probleme të shumta që nga kushtet elementare të jetesës në paraburgim e deri te vetë procesi gjyqësor, duke e cilësuar këtë një padrejtësi të vazhdueshme ndaj tyre.

Të ngjashme

Të fundit