Valon Behrami nga PDK në Mitrovicë ka folur për dyshimet për manipulim me vota në këtë komunë.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se këtyre u kanë paraprirë vizitat e shpeshta të zyrtarëve qeveritar, siç u shpreh ai, në krye me Albin Kurtin.
“Ne mendojmë që veprimeve që lëndojnë procesin zgjedhor në Mitrovicë, veçmas në Mitrovicë, u kanë paraprirë edhe vizitat e shpeshta, të panevojshme, konsideroj, të zyrtarëve qeveritar, në krye me Albin Kurtin”.
“Sidomos vizitat e tij të shpeshta, pikërisht nëpër qendra ku dyshohet që ka pasur devijim të vullnetit të qytetarëve”, u shpreh Behrami.






