Ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se Prokuroria e Hagës është adresa për polarizimet që po ndodhin në Kosovë.
Sipas tij, Gjykata Speciale është monstrum juridik.
Postimi i plotë:
Krejt ambasadat e shteteve mike në Kosovë, në forma të ndryshme, përpiqen ta depolarizojnë shoqërinë tonë dhe t’i ulin tensionet. Të njëjtat shtete, në anën tjetër, po vazhdojnë ta financojnë një monstrum juridik, siç është Gjykata Speciale në Hagë, e cila duke i pranuar lojërat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar është duke e acaruar dhe polarizuar aq shumë shoqërinë kosovare, saqë përpjekjet për depolarizim nga ambasadat po bëhen tërësisht në adresa të gabuara!
Zyra e Prokurorit të Specializuar