9.1 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Behramaj: Një prokuror Pec e paskan dërguar në Mitrovicë për t’ua shpëtuar skandalin e manipulimeve

- Advertisement -

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut. Nacionale ka kuptuar se numërimi ështe ndalur me urdhër të Prokurorisë.

Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka bërë të ditur se një prkuror me mbiemrin Peci është caktuar për këtë rast për, siç tha ai, “t’ua shpëtuar skandalin e manipulimeve zgjedhore në Mitrovicë.”

Postimi i plotë:

Një prokuror Pec, djalin e servilit Enver Peci që ky pushtet e bëri gjyqtar të Kushtetueses, e paskan dërguar për t’ua shpëtuar skandalin e manipulimeve zgjedhore në Mitrovicë. Ai i paska nxjerrë jashtë komisionerët. Për shkak të lidhjeve që ka me Faton Pecin, prokuroria urgjentisht duhet ta ndërrojë. Në Mitrovicë duhet të shtohet vëmendja e organizatave, mediave dhe institucioneve, nëse dëshironi ta kuptoni se çfarë ka ndodhur me të vërtetë aty.

Të ngjashme

Të fundit