Home Lajme Behramaj: Një ditë pasi Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, Specialja filloi arrestimet në Prishtinë

Behramaj: Një ditë pasi Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, Specialja filloi arrestimet në Prishtinë

0
Behramaj: Një ditë pasi Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, Specialja filloi arrestimet në Prishtinë

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj aksionit të fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku janë arrestuar disa persona.

Ai ka bërë me dije se ky aksion po zhvillohet një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale.

“Një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, menjëherë në Prishtinë filloi arrestimet Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë. Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës. Sot, Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe jo të arrestuarit e saj në Hagë!” ka shkruar Behramaj.

Exit mobile version