Behije Mustafa zhvilloi luftë të fortë në finale të Kampionatit Evropian të karatesë për të reja. Por megjithatë nuk e fitoi të artën.
Të dielën pasdite në Bielsko-Biala të Polonisë, Mustafa fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën U21, në kategorinë deri 68 kilogramë. U mposht në finale nga gjermania Hannah Riedel.
Mustafa ishte në epërsi 1:0 e më pas edhe 2:1. Lufta ishte e fortë deri në fund, ndërsa përfundoi 4:4.
Për shkak të rezultatit të barabartë, fituesja u shpall me vendim të gjyqtarëve. Tre gjyqtarë anësorë e vlerësuan fituese gjermanen e njëri xhudisten kosovare.
Behije Mustafa e kishte pëparësinë që realizoi pikë e para, por e penalizoi fakti që mori dënim nga referi në arenë në 15 sekondat e fundit. Dhe kjo ishte vendimtare.
Medalja e argjendtë megjithatë është sukses i madh për karateisten kosovare. Ajo i shënoi katër fitore të shtunën për të arritur në finale. Mposhti karateiste nga Franca, Serbia, Danimarka e Turqia.
Mustafa ka edhe një medalje bronzi nga Evropiani për të rinj, në vitin 2021. Kishte fituar të bronztën për grupmoshën e junioreve.