Analisti/komentatori i njohur “A Spor”, Haldun Domaç ka bërë me dije se një herë e një kohë, Vedat Muriqi ishte afër t’i bashkohej kombëtares së Turqisë.
Ai ka thënë që sulmuesi i kombëtares së Kosovës, më herët ishte afër të luante për Turqinë.
“Vedat Muriqi ka dashur shumë të luajë për Kombëtaren tonë. Në atë kohë trajner ishte Fatih Terim. Shumica e dokumenteve u kompletuan kur ishte te Giresunspor, por për shkak të disa detajeve të vogla, nuk u realizua”, ka thënë Domaç.
Mirëpo, është thënë që Fatih Terim, trajneri i atëhershëm i Turqisë e ‘bllokoi’ këtë lëvizje.
Në një video interesante e virale, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, shihet Fatih Terim duke e larguar Muriqin nga kampi i Turqisë, e duke i bërtitur. Nga disa raportime jozyrtare
Vedati megjithatë e ‘zgjodhi’ kombëtaren e Kosovës, pasi u paraqit për një kohë tek U21-shi i Shqipërisë.
Me kombëtaren dardane, Muriqi debutoi në vitin 2016, nën urdhërat e ish-selektorit Albert Bunjaki.
Që atëherë, 31-vjeçari ka shënuar 32 gola në 67 ndeshje me kombëtaren e Kosovës.
Muriqi dhe kombëtarja e Kosovës rikthehen në aksion nesër, e martë (31 mars), me një ëndërr të kahmotshme që mund të realizohet – kualifikimi në Botëror.
Kosova do t’i bëjë konak Turqisë në “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që do të luhet në kuadër të finales së “play-offit” për Botërorin 2026, që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë. Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në turneun final të Kupës së Botës.






