Në një intervistë të fundit në BBC Radio, këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka ndarë me publikun një kombinim të pazakontë, që ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Ajo ka zbuluar preferencën e saj për akulloren vanilje të kombinuar me vaj ulliri dhe kripë. Kjo përzierje e çuditshme ka kapur vëmendjen e audiencës dhe është bërë virale, duke nxitur shumë njerëz të provojnë këtë recetë të pazakontë.
Video të ndryshme në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë, duke dokumentuar reagimet e njerëzve kur provojnë këtë kombinim të veçantë.
Për më tepër, një kuzhinier i njohur në rrjetet sociale, i cili është i njohur për testimin e trendeve të reja në gatim, ka vendosur të provojnë këtë kombinim.
Ai e ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë përzierje, duke thënë se, edhe pse duket e çuditshme, shija e vajit të ullirit dhe kripës mbi akulloren vanilje ka krijuar një përvojë të veçantë dhe të këndshme për të.
Ky fenomen ka ngjallur diskutime të shumta dhe ka nxitur krijimin e një trende të re që po shpërndahet shpejt në të gjitha platformat sociale.
Ndërsa disa fansa edhe janë shprehur në komente, duke thënë se do të hanin çfarëdo lloj gjëje që Dua Lipa do t’u thoshte.