Sot u mbajt ceremonia e përurimit të Fushës së Futbollit afër Liqenit në emër të ish futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.
Në ceremoni pati një numër të madh të dashamirëve dhe institucioneve të cilët patën mundësi të jenë pjesë e kësaj ceremonie.
Erion Kajtazi ishte futbollist junior i klubit mitrovicas, Trepça’89, i cili kishte të ardhme të ndritur përpara vetes.
Ai vdiq si pasojë e një sulmi në zemër gjatë një ndeshje futbolli.
“Në Emër të Klubit Futbollistik Trepça’89 dhe Familjës Kajtazi i Falenderojmë të gjithë të pranishmit të cilët patën mundësi të jenë pjesë dhe të gjithë ata të tjerët të cilët nuk patën mundësi por përsëri na përuruan për ceremonin”, thuhej ndër tjera në njoftimin e Trepçës’89.