Burime të Rajoni.org kanë raportuar se Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj është në negociata për ribashkim me ish-strukturat e saj, të cilat ishin larguar nga partia gjatë kohës së mandatit të ish-kryetarit Bekim Jashari.
Sipas këtyre burimeve, kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, po zhvillon negociata nëpërmjet personave të tretë me këto ish-struktura, ndërsa gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së sotme.
Rajoni ka mësuar se unifikimi është arritur mes PDK’së në Skenderaj dhe Listës “IDEAL” të udhehequr nga Nuredin Lushtaku.
Mësohet së ky unifikim është arritur me ndermjetësim të gjeneraleve të respektuar, Halim Bajraktari dhe Bedri Zejnullahi.
Foto nga takimi:
