7.3 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Begaj uron Krishtlindjet: Festë që përfaqëson vlerat e besimit, dashurisë dhe solidaritetit

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Përmes një mesazhi në Facebook, Begaj tha se kjo festë përfaqëson vlerat e besimit, të dashurisë dhe solidaritetit.

Mes tjerash, presidenti shqiptar uroi që kjo Krishtlindje të sjellë mirësi në familje, dashuri, përkujdes dhe dhembshuri për të pamundurit, si dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Për besimtarët e krishterë të Shqipërisë, kjo festë e shenjtë përfaqëson vlerat e besimit, të dashurisë dhe solidaritetit, vlera që kanë qenë gjithmonë pjesë e identitetit tonë dhe e bashkëjetesës ndërfetare. Ato na kujtojnë rëndësinë e respektit për njëri-tjetrin dhe të kujdesit për më të dobëtit në shoqëri”, ka shkruar Begaj.

“Gëzuar! Uroj që kjo Krishtlindje të sjellë mirësi në familjet tuaja, dashuri, përkujdes dhe dhembshuri për të pamundurit, si dhe një të ardhme më të mirë për vendin tonë

Të ngjashme

Të fundit