Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Pashkës Ortodokse.
Duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë, kreu i shtetit shqiptar uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve.
Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”.






