3.7 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Begaj uron Bajramin: Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për kombin tonë, vlerë e jashtëzakonshme

- Advertisement -

Gjatë një vizite në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavajës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dha një urim për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai është shprehur se kjo festë ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë.

“Nga Kavaja uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës!  Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit