14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Begaj në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë nisi pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me intonimin e himnit kombëtar

Të ngjashme

Të fundit