8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Begaj thirrje ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështet kudo e kurdo, në çdo rrethanë

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje ndaj ambasadorëve dhe konsujve shqiptarë, që t’i kushtojnë rëndësi të veçantë Kosovës në çdo rrethanë.

Ai ka thënë se diplomacia shqiptare duhet të vazhdojë mbështetjen pa kushte për Kosovën.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku shqiptarët kanë një zë dhe rol vendimmarrës mbetet realiteti politik dhe ekonomiko-shoqëror, ku diplomacia shqiptare duhet të thotë fjalën e vet me të gjitha argumentet bindëse për të garantuar të ardhmen euroatlantike të kësaj pjese të shqiptarisë. Kosova nuk duhet të mbetet si një çështje që përsëritet vazhdimisht, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështet kudo e kurdo, në çdo rrethanë dhe situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare e rajonale si dhe për njohje të reja të saj.” – ka thënë Begaj, raporton Televizioni Shqiptar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit