8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Begaj takon Tajanin, thotë se Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Gjatë takimit Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve politike, ekonomike e socialo-kulturore, shkruan abcnews.al.

Begaj e falenderoi Tajanin për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kreu i shtetit e siguroi Tajanin për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe më tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit