20.9 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Begaj takon Ramë, e dekreton për formimin e qeverisë së re

- Advertisement -

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013.

Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin.

Në dokumentin e nënshkruaj prej Begajt shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale.

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, thuhet në dekret

Të ngjashme

Të fundit