Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar të dërguarin e posacëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Begaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka siguruar Lajçak se Shqipëria mbetet e vendpsur të luaj rolin e saj për deeskalim të situatës të tensionuar mes Kosovë dhe Serbisë.
“E sigurova të Dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut.” – ka shkruar Begaj.
Ai tutje ka thënë se roli i BE-së në dialog është me rëndësi të veçantë.
“Roli i BE-së në këtë proces, por edhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.” – ka përfunduar ai.