1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Begaj: Që prej sulmit terrorist gjërat nuk janë më si më parë, negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri po qëndron presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Ai së bashku me homologun e tij Bajram Begaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

Begaj është shprehur se së dy presidentët dënojnë sulmin e armatosur nga terroristët serbë në Banjskë muajin e kaluar.

Ai falënderoi Milanoviçin për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe dënimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës.

‘’Që prej sulmit të 24 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, u shpreh Begaj

Milanoviç nga ana tjetër u shpreh se Serbia dhe presidenti serb Vuçiç i detyrohen Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare disa përgjigje lidhur me rastin dhe reagimin e tye për të.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit