Home Lajme Begaj pret kthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë pas lirimit të policëve

Begaj pret kthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë pas lirimit të policëve

0
Begaj pret kthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë pas lirimit të policëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor.

Ai përmes një postimi në Twitter ka uruar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër e Bruksel.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, ka shkruar Begaj.

Exit mobile version