-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Begaj këtë e konsideroi akt të rëndësishëm historik me ç’rast i uroi Kosovës suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Begaj i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. “Urime Kosovë e shumë suksese!”, u shpreh Begaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit