14.4 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Begaj për paqen në Gaza: Diplomacia dhe dialogu e bëjnë të pamundurën të mundur

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes së Paqes në Gaza është një moment historik.

Përmes një reagimi në X, Begaj shkroi se marrëveshja e Paqes shënon një pikë kthese dhe dëshmon se diplomacia dhe dialogu mund ta bëjnë të pamundurën të mundur.

Ai nënvizoi se Shqipëria qëndron me Lindjen e Mesme.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes në Gaza sot në Egjipt – i iniciuar dhe i bërë realitet nga @POTU Donald J. Trump – është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Ai shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën të mundur. Shqipëria qëndron përkrah të gjitha kombeve që punojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme në këtë moment vendimtar”, shkroi Begaj në X.

Të ngjashme

Të fundit