Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë sot se Shqipëria dhe Kosova janë më shumë se dy shtete “janë një komb me histori dhe gjak të përbashkët”.
Në ceremoninë e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Begaj theksoi rëndësinë e kujtimit dhe vlerësimit të historisë dhe kontributit të shqiptarëve.
Begaj premtoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën dhe se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është kyç për paqen dhe stabilitetin euroatlantik.
“Historia duhet kujtuar dhe vlerësuar. Ne shqiptarët mirënjohjen e kemi virtyt dhe nuk duhet vlerësuar vetëm ndërkombëtaret, por edhe vetën tonë. Kjo ditë na mbush me krenari respekt dhe reflektim. Sot e nderojmë kontributin e atyre që mbajtën flakën e ndezur për të ardhmen e Kosovës. Nuk nderojmë sot individët por nderojmë edhe vetë shpirtin shqiptarë, ai shpirt që nuk lodhet kurrë. Shqipëria dhe Kosova janë më shumë se dy shtete, jemi një komb një gjak dhe një histori. Sot para tyre ne përkulemi me shumë respekt dhe mirënjohje, Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë sepse ashtu na thotë ndërgjegjja. Sot duhet të qëndrojmë krahë për krahë në ekonomi, shkencë marrëdhëniet tona na lidh gjaku, kombi një realitet që është fituar me gjak dhe sakrificë. Historia ka treguar se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresor, por dashuria për paqe si gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën dhe lirin euroantantike. Nuk ka një Kosovë të sigurt pa një Shqipëri të qëndrueshme”, ka thënë Begaj