Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në takim Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler.
Situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe raportet Kosovë-Serbi, ishin tema diskutimi veç të tjerash.
Begaj theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është një hap pozitiv i cili duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete, ka njoftuar Zyra e Presidentit.
“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe drejt anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe NATO”, ka thënë veç të tjerash Begaj.