Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka nënshkruar dekretin për thirrjen e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Begaj tha se Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sot nënshkrova dekretin për thirrjen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më 12 shtator 2025, ora 10:00. Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
“Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane”, ka shkruar tutje presidenti shqiptar.