13.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Begaj angazhohet në të mirë të Kosovës, ua kërkon njohjen tri vendeve afrikane

- Advertisement -

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende s’e kanë bërë këtë.

Begaj së fundi njoftoi se është takuar me homologët nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut dhe në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut. Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar ai.

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut….

Posted by Bajram Begaj on Friday, September 22, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit