Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Rozana Radi, e cila u shpall finalistja e parë e këtij edicioni, ka fituar 6 mijë ndjekës. Nga 444K që numëronte vetëm disa ditë më parë, tani ajo ka 450 mijë ndjekës në “Instagram”-in e saj.
Me po të njëjtin numër të shtuar ndjekësish rezulton dhe Egli Tako. Nga 314K që numëronte, ajo tani ka 320K.
Gerta Gixhari, e cila u eliminua javën e kaluar duke mos e prekur dot finalen e madhe, ka fituar plot 24 mijë ndjekës në “Instagram”. Nga 80K, tani Gerta numëron 104K.
Gjesti nga ana tjetër ka fituar 26K ndjekës. Nga 518K, ai ka tani 544K.
Në vend të parë këtë javë, kemi Loredana Bratin me plot 54 mijë ndjekës më shumë. Nga 67K, tani ish-banorja numëron 121K ndjekës në “Instagram”.