26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Befason Haliti: Politika dhe kryeprokurori i shtetit u organizuan të më eliminonin nga gara për deputet

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e radhës në rastin e Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.

Në fjalën e tij para anëtarëve të trupit gjykues deputeti i PDK-së, thënë se gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është nisur me qëllim që ta eliminojnë nga mundësia për t’u zgjedhur deputet.

Ai ka thënë se ky organizim kundër tij është bërë nga politika dhe nga kryeprokurori i shtetit.

Në kohën kur kishte ndodhur rasti në Kuvend, Kryeprokuror i Shtetit ka qenë Aleksander Lumezi derisa në pushteti ishte koalicioni i PAN-it, ku bënte pjesë edhe PDK-ja derisa kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

“Ata që kanë pas për qëllim edhe në të kalumen edhe procesin kur e kanë fillu të më eliminojnë nga mundësia për t’u zgjedhur si deputet përkatësisht për të marrë pjesë në garë, ka qenë një akt i kombinuar dhe i organizuar edhe nga politika, edhe nga kryeprokurori i shtetit. Ata që e kanë urdhëruar kryeprokurorin e shtetit”, ka thënë i akuzuari Haliti, raporton Betimi për Drejtësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit