4.8 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Befason FC Prishtina, largon mbrojtësin Diar Halili në drejtim të Tiranës

- Advertisement -

Qendërmbrojtësi Diar Halili do ta vazhdojë karrierën te Tirana në kampionatin elitar të Shqipërisë.

Halili 22-vjeçar do të huazohet te skuadra shqiptare për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

“Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit. I urojmë Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje pozitive në Tiranë”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.

Tirana pas 18 ndeshjeve të luajtura zë vendin e fundit me 10 pikë.

Të ngjashme

Të fundit