Ministri në detyrë, Faton Peci, ka befasuar me deklaratën e tij lidhur me një koalicion të mundshëm me PDK-në
Në prononcimin e tij, Peci ka theksuar se nuk është përjashtues as ndaj një ftese për bashkëpunim me PDK-në, duke shtuar se politika është një proces dinamik ku pozicionet mund të ndryshojnë edhe brenda ditës.
Ai po ashtu ka theksuar se në rast se kryeparlamentari nuk zgjidhet në afatin e paracaktuar, zgjedhjet e jashtëzakonshme mbeten opsioni i vetëm.