Analisti pro-Lëvizjes Vetëvendosje, Bleron Baraliu ka reaguar pas incidetit që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.
Baraliu i ka reaguar zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi duke i thënë se e ka nxitur incidentin më të shëmtuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai tutje i ka thënë Bislimit “shko ruj do lopë qaty se fort i paftyrë paske qenë”.
“He Besnik Bislimi he lua — përveç që e nxiti pa skrupull incidentin ma të shëmtuar në histori të Kuvendit, kërcen me ftohtësi e gjuan grushta nga periferia si një imbecil i vërtetë . Ani thënka ‘kam IQ të naltë’ – kush t’ka rrejtë o dajë! Çu bre baj prapanicën shko ruj do lopë qaty se fort i paftyrë paske qenë!” – ka shkruar Baraliu.