22.9 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Befason Aliu: Amerika ka ndalur financimin e ndërtimit të një shkolle në Ferizaj

- Advertisement -

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se ShBA-ja ka ndërprerë financimin e një projekti për ndërtimin e një shkolle në komunën që ai e drejton.

Kandidati edhe për një mandat në krye të Ferizajt, tha se njoftimi u ka ardhur nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

“Jo më larg se dje na ka ardhur një email që na e ndalon edhe një financim nga ShBA, është fjala për një shkollë. Kjo e dëshmon më së miri se kemi në vazhdimësi ndërprerje të projekteve.

“Lidhet me çështje që tashmë janë të njohura në opinion, por që ne si komuna po prekemi. Jo më larg se dje na ka ardhur njoftimi”.

Njoftimi, sipas Aliut, tha se ka ardhur “nga Ambasada”.

Të ngjashme

Të fundit