0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Befason AAK, publikon emrin e kandidatit për kryetar të Obiliqit

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e degës së këtij subjekti politik në Obiliq.

Haradinaj ka bërë të ditur se me besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq, Agim Preniqi nominohet kandidat për kryetar të kësaj komune.

“Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në”.

“Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit