Befasia më e madhe deri tash në Kupën e Botës për Klube ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Europës u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo.
Në stadiumin “Rose Bowl”, parisienët u mposhtën minimalisht 0:1.
Igor Jesus shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.
Me këtë fitore, Botafogo tani shkon në 6 pikë në vendin e parë, tri më shumë se PSG dhe Atletico Madrid që ndajnë pozitat dy, respektivisht tre.